×
  • Lajme
  • Botë

    Belgu akuzohet për komplot për të sulmuar ambasadën amerikane

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 17:55

    Prokurorët belgë thanë se kanë arrestuar një burrë në Bruksel, nën dyshimet se ka planifikuar sulm në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në këtë qytet.


    Belgu i identifikuar me inicialet M.G. u akuzua të hënën për “tentim-sulm dhe përgatitje të krimit terrorist”.

    Zyra e prokurorëve federalë tha se policia kundër terrorizmit e arrestoi atë të shtunën, duke vepruar në bazë të informatave që sugjeronin se ambasada mund të sulmohej.

    Transmetuesi shtetëror belg RTBF tha se i dyshuari ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë për disa kohë.

    Sipas burimit të njëjtë, ai është vëzhguar kohëve të fundit duke vepruar në mënyrë të dyshimtë pranë ambasadës.

    Prokurorët thanë se detaje të tjera tash për tash nuk do të bëhen publike.

    Në mars të vitit 2016, së paku 31 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!