×
  • Lajme
  • Botë

    Brazili fshehë numrin e përgjithshëm të të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 9:56

    Qeveria braziliane e ka ndërprerë publikimin e numrit të rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Kritikët thonë se ky veprim është një përpjekje për t’i fshehur shifrat e vërteta të sëmundjes.


    Kjo erdhi pas disa muajve të kritikave nga ekspertët që thonin se statistikat e Brazilit nuk janë të plota dhe në disa raste të manipuluara, që nënkupton se mund të mos jetë e mundur asnjëherë që merret vesh shkalla e vërtetë e pandemisë në këtë shtet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Sipas të dhënave më të reja zyrtare, Brazili i ka regjistruar më shumë se 34,000 të vdekur nga koronavirusi dhe e zë vendin e tretë në botë, para Italisë. Për më tepër, ky vend i ka regjistruar rreth 615,000 të infektuar dhe është i dytë në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara.

    Të premten, Ministria e Shëndetësisë e mbylli një faqe të internetit ku publikoheshin shifrat ditore, javore dhe mujore të vdekjeve dhe infektimeve në rajonet braziliane. Të shtunën, faqja u kthye në funksion, por aty më nuk ekzistonin të dhënat për numrin e përgjithshëm të infektimeve për rajone dhe për tërë shtetin. Në faqe ishin vetëm rastet për 24 orët e kaluara.

    Këshilli i Sekretarëve Shtetërorë të Shëndetësisë ka thënë se do t’i luftojë ndryshimet e bëra nga presidenti Bolsonaro, i cili e ka nënvlerësuar vazhdimisht koronavirusin dhe ka kërkuar që të largohen masat e izolimit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!