×
  • Lajme
  • Botë

    Brazili regjistron “rekord të zi” – më shumë se 90,000 raste të reja me COVID-19, në një ditë të vetme

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 9:07

    Brazili ka raportuar një rekord ditor me 90,303 raste të reja me COVID-19, ndërsa kombi i Amerikës së Jugut vazhdon të ndeshet me infeksionet dhe vdekjet në rritje si pasojë e coronavirusit.


    Sipas mediave të huaja, Ministria e Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se 2,648 vdekje shtesë u regjistruan gjatë periudhës së mëparshme 24-orëshe, duke e çuar totalin e vendit në më shumë se 282,000 vdekje – i dyti vetëm pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Një ditë më parë, Brazili regjistroi 2,841 vdekje shtesë – një rekord vetëm një ditë.

    Presidenti brazilian Jair Bolsonaro po përballet me presion në rritje për të marrë nën kontroll pandeminë e furishme ndërsa pakënaqësia publike për trajtimin e tij të krizës po rritet.

    Më parë këtë javë, udhëheqësi i ekstremit të djathtë emëroi një ministër të ri të shëndetit – i katërti i vendit që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

    Dr. Marcelo Queiroga, një kardiolog, po zëvendëson Eduardo Pazuello, një gjeneral i ushtrisë i cili ishte kritikuar sepse nuk kishte ndonjë përvojë mjekësore.

    Bolsonaro, një skeptik i COVID-19 i cili ka shmangur masat e shëndetit publik të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror, në fillim të kësaj jave tha se Brazili po hyn në një “fazë më agresive” në luftën e saj kundër virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!