×
  • Lajme
  • Botë

    Britania i teston masat në ahengun me 3 mijë pjesëmarrës

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 22:19

    Mijëra adhurues të muzikës janë bërë të parët në Britani të Madhe që kanë vallëzuar në një klub nate në kohë pandemie, si pjesë e testit për të parë nëse masat e distancës mund të lehtësohen pa e nxitur përhapjen e koronavirusit. Një depo e madhe në Liverpool ishte nikoqire e një prej tubimeve më të mëdha në kohë pandemie.


    Ky aheng i madh është sponsorizuar nga qeveria britanike dhe është mbikëqyrur nga zyrtarët e shëndetit publik.

    Tre mijë pjesëmarrësit, të gjithë banorë të Liverpoolit, janë testuar para dhe pas ahengut, teksa hulumtuesit do ta studiojnë kualitetin e ajrit dhe lëvizjen gjatë ahengut.

    Dy ahengje të tjera pritet të mbahen gjatë të shtunës dhe së dielës.

    Të shtunën mbrëma në një koncert do të marrin pjesë 5 mijë veta. Faza testuese do të kulmojë më 15 maj, kur në stadiumin e Wembleyt do të jenë të pranishëm 21 mijë shikues për finalen e Kupës FA.

    Fushata e suksesshme e vaksinimit ka shtyrë qeverinë që t’i lirojë shumicën e masave që kanë qenë në fuqi në 14 muajt e fundit. Dyqanet janë hapur, por gastronomia në hapësira të mbyllura nuk do të hapet deri më 17 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!