×
  • Lajme
  • Botë

    Daçiq e thotë sërish: Njohja e Kosovës, një mision i pamundur

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 11:01

    Takimi në Berlin nuk është një format i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse dialogu nuk ekziston dhe pozicioni i Serbisë mbetet i pandryshuar – njohja e Kosovës është mision i pamundur. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.


    “Për çka flasin ata(Prishtina) , ata nuk flasin për dialog, dialogu për ta nuk ekziston. Ekziston dialogu vetëm që Serbia ta njohë Kosovën. Mendoj se duhet të jetë plotësisht e qartë se pozicioni ynë është i pandryshuar dhe që ne e njohim Kosovën me këtë vendim të njëanshëm, siç thonë ata me kufijtë e tanishëm, është një mision i pamundur “, tha kryediplomati serb për Radio Televizionin e Serbisë.

    Kujtojmë se takimi i Berlinit i mbajtur mbrëmë nuk prodhoi kurrfarë marrëveshje mes palëve edhe pse nikoqir ishin kancerlja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!