×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogani humb edhe një herë Stambollin

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 19:03

    Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Stamboll tregojnë se kandidati i opozitës është rrugës drejtë fitores, me 53.6% ndërsa kandidati i partisë së Erdoganit ka marrë 45.4% të votave. Këto rezultate janë nga numërimi i afërsisht 95% të kutive të votimit.


    Ekrem Imamoglu, nga Partia Popullore Republikane në bazë të rezultateve të 95% të kutive të votimit, është konfirmuar përsëri edhe për herë të dytë se është i zgjedhuri i qytetarëve të Stambollit. Imamoglu deri më tani ka siguruar 53.6% të votave.

    Ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe ish-kryeministri turk, Binal Yildirim ka arritur të sigurojë 45.4% të votave, raporton CNN Turk.

    Zgjedhjet në Stamboll u përsëritën, pasi që partia e Erdoganit, kandidati i së cilës kishte humbur zgjedhjet (Yildirim), dorëzoi ankesa në Këshillin e Suprem Zgjedhor për parregullsi në votim. Ky këshill morri vendim që votimi duhet të përsëritet.

    Këto zgjedhje u konsideruan test për demokracinë turke dhe për Erdoganin, i cili më parë kishte thënë se ai që e udhëheq Stambollin e udhëheq Turqinë, për shkak se në këtë qytet banojnë rreth 20% e popullsisë turke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!