×
  • Lajme
  • Botë

    Detajet e takimit që ‘doli jashtë shinave’ ndërmjet Trumpit dhe Demokratëve: “Të gjitha rrugët me ju na çojnë te Putini”

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 11:44

    Një takim i presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me përpjekjet për të zgjidhur krizën e re në Siri raportohet se “doli jashtë shinave”.


    Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi e gjitha filloi pasi kryetarja e Dhomës së Demokratëve, Nancy Pelosi, i kishte thënë presidentit Trump se po i ofronte ndihmë presidentit rus Vladimir Putin në rajon duke tërhequr papritmas trupat amerikane.

    Madje, sipas mediave të huaja, takimi me Demokratët dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë çoi në largimin e Pelosit nga takimi dhe të dy Trump dhe Pelosi kishin akuzuar njëri-tjetrin se “kishin dalë jashtë kontrollit”.

    Duke cituar burime demokratike, The Associated Press dhe New York Times raportuan se takimi i tensionuar shpërtheu pasi Pelosi tha që Rusia gjithmonë kishte dashur një “terren në Lindjen e Mesme” dhe se tërheqja e papritur e Trump i kishte dhënë Rusisë atë që dëshironte.

    “Të gjitha rrugët me ju na çojnë te Putini”, citohet t’i ketë thënë Pelosi, presidentit Trump.

    “Unë e urrej më shumë ISIS-in sesa ti”, citohet t’i ketë thënë Trump, Pelosit. “Ju nuk e dini atë”, u përgjigj Pelosi.

    Ndryshe, tërheqja e papritur e trupave amerikane nga Siria është kritikuar gjerësisht si braktisja e kurdëve – aleatë të SHBA-së në luftën kundër grupit terrorist ISIS – dhe duke i lënë ata të hapur për një sulm ushtarak nga Turqia.

    Gjithashtu, sipas BI, natyra kaotike e takimit ishte e dukshme nga rrëfimet kontradiktore të dhëna nga të dy palët pasi Pelosi u largua nga salla.

    Ndërsa udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se Trump “fyente” Pelosin gjatë takimit, duke e quajtur atë një “politikane të shkallës së tretë”.

    Schumer tha se takimi nuk ishte “një dialog”, por “një sulm verbal, një sulm verbal i keq”.

    Pelosi tha se Trump ishte “tronditur” nga votimi me shumicë dërrmuese për të dënuar veprimet e Trump në Siri, sipas The Hill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!