×
  • Lajme
  • Botë

    Disa të vrarë dhe të plagosur në protestat në Irak

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 12:54

    Së paku 14 njerëz u vranë dhe mbi 800 u plagosën pasi forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr kundër protestuesve në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.


    Iraku është përfshirë nga vala e dytë e protestave brenda një muaji, kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi, e cila akuzohet për korrupsion.

    Protestuesit janë të zemëruar edhe me papunësinë e lartë dhe mungesën e shërbimeve themelore publike, përcjell Reporteri.net

    Së paku 250 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në javën e parë të tetorit.

    Këto protesta janë më vdekjeprurëset në Irak që nga viti 2017, kur Shteti Islamik është shpallur i mundur.

    Protestat janë duke u parë si sfida e parë e madhe për qeverinë e Mahdit, e cila ka ardhur në pushtet gati një vit më parë.

    Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në të gjithë botën, por shkalla e varfërisë së përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 20 për qind./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!