×
  • Lajme
  • Botë

    “Djaloshi pa emër” që u gjet i vrarë në një kuti kartoni, tash e 50 vite policia në kërkim të vrasësit

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:19

    Një varrezë në Ivy Hill Cedarbrook, Filadelfia është një vend i mbuluar me lodra të shumta që janë vendosur nga familjet lokale dhe vizitorët për një djalosh që kurrë nuk arriti ta shijojë fëmijërinë e tij.


    Në gurin e varrit qëndron mbishkrimi: Një fëmijë i panjohur amerikan.

    Kjo është një kujtesë e vazhdueshme e varrit të një fëmije i cili është gjetur në një kuti dhe kurrë nuk mund të identifikohej. Rasti i djalit në kuti ishte një rastet më misterioze të hetuara nga policia në 50 vitet e fundit që la qindra njerëz pa përgjigje, transmeton Reporteri.net.

    Në vitin 1957 një gjuetar i ri u nis në kërkim të gjahut të tij nëpër pyje në veri të Filadelfias. Ndërsa po ecte nëpër pyll, gjeti një kuti të vogël kartoni. Brenda saj ishte një trup i një djaloshi të vogël, lakuriq, por i mbështjellë në një batanije. Nga frika prej policisë dhe mundësisë që t’i mveshej atij vrasja, gjuetari i ri la trupin e djaloshit të vrarë në kuti dhe vazhdoi tutje.

    Pas pak ditësh, një studenti ri  gjersa ishte duke ecur andej gjeti  trupin e djaloshit dhe menjëherë e lajmëroi policinë. Pasi bëhej fjalë për një djalë të ri, prej tre deri në shtatë vjeç policia shpresonin se do ta identifikonin shumë shpejt. Por pasi e panë trupin, të gjitha shpresat u shuan. Domethënë, djali ishte i pistë, i dobët dhe i zhveshur. Ai ishte jashtëzakonisht i dëmtuar, i mbuluar me plagë kirurgjikale, veçanërisht në nyje, ijë dhe mjekër. 

    Gjatë disa viteve të ardhshme më shumë se 400,000 fletushka janë shpërndarë në atë zonë, por edhe në qytete të tjera të Pensilvanisë. Mjekësia ligjore e rindërtoi fytyrën e tij, dhe në fletushka dhe postera, ai kishte një pamje të një djaloshi të lumtur. Por askush nuk dinte asgjë për të. Skena e krimit u kontrollua disa herë, por përveç disa rrobave, nuk kishte asnjë gjurmë tjetër. Deri më sot, identiteti i tij mbetet një mister ashtu siç ishte në vitin 1957.

    Gjatë viteve janë shfaqur shumë teori të hetuesve amatorë të intriguar shumë nga ky rast, mirëpo secila prej tyre u hodh poshtë, kështu që misteri i djalit që gjendet në kuti kurrë nuk do të zgjidhet. Pra, fëmija i panjohur amerikan do të mbetet i panjohur përgjithmonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!