×
  • Lajme
  • Botë

    Dy në tre rusë besojnë se COVID-19 është armë biologjike

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 14:56

    Dy në tre rusë besojnë në teorinë e konspiracionit se COVID-19 është një armë biologjike e krijuar nga njerëzit.


    Kështu thuhet në sondazhin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center, duke shtuar se është rritur numri i qytetarëve që hezitojnë ta marrin vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

    “64 për qind e të anketuarve rusë thanë se COVID-19 është krijuar artificialisht si një formë e re e armës biologjike. Kjo krahasohet me 23 për qind që thanë se virusi u shfaq natyrshëm dhe 13 për qind nuk dhanë përgjigje”, thuhet në hulumtim.

    Sipas medieve ruse, hezitimi i marrjes së vaksinave është gjithashtu në rritje, me 62 për qind të të anketuarve që thonë se nuk duan të marrin dozën e “Sputnik V”. Të rinjtë rusë ishin më skeptikë ndaj vaksinës së prodhuar në vend me 74 për qind.

    Pyetja e Levada Center lidhur me vaksinën ‘Sputnik V’

    “Ndër arsyet më të përmendura për rënien e interesit për ‘Sputnik V’ janë frika e efekteve anësore, provat jo të plota klinike dhe ndjenja se kjo nuk është vaksinë”, njofton instituti.

    Levada Center këtë sondazh e ka kryer në 50 rajone ruse ndërmjet datës 18 dhe 24 shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!