×
  • Lajme
  • Botë

    Dyshohet se spiunonte për rusët, arrestohet punonjësi i Bundestagut gjerman

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 21:48

    Një shtetas gjerman është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh për llogari të shtetit rus. I arrestuari i cili identifikohet si “Jens F” ka punuar në Parlamentin e Gjermanisë si kontraktor për të kontrolluar aparatet elektrike. Besohet se në Shtator të vitit 2017 ai ka vendosur përgjues në pika kyç të sistemit elektrik dhe ka monitoruar informacionet konfidenciale të punimeve të Bundestagut.


    Më pas, sipas prokurorisë gjermane, i dyshuari ka vendosur që vullnetarisht të dorëzojë këtë informacion sensitiv tek shërbimet e inteligjencës ruse.

    Arrestimi është kryer pas disa muajsh survejime dhe në rast se akuzat e prokurorisë vërtetohen rasti mund të krijojë një tjetër skandal që do të thellonte më tej krizën mes BE dhe Moskës e cila gjendet në një situatë të ftohtë pas arrestimit të liderit opozitar Alexei Navalny.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!