×
  • Lajme
  • Botë

    E irrituar nga ngjarja: Gruaja e policit që vrau Floyd, kërkon divorc nga ai

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 13:22

    Amerika është ngritur në këmbë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga oficeri i policisë Derek Chauvin, sepse gjatë arrestimit në Minneapolis, polici ia kishte mbajtur gjurin në qafë Floyd për gati 9 minuta dhe kështu e mbyti atë.


    Protesta masive kanë shpërthyer në të gjithë vendin, të cilat tani janë shëndërruar në trazira në shumë qytete.

    Bashkëshortja e Derek Chauvin, Kelly Chauvin është shprehur se është e neveritur nga ajo që ka ndodhur, dhe menjëherë pas ngjarjes, ajo kishte kërkuar divorc nga ai, transmeton Reporteri.net.

    Për kërkesën për divorc, kishte njoftuar avokati i saj, i cili tregoi se ajo vendosi ta marr këtë hap pas 10 viteve martesë me policin.

    Kelly, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës së George Floyd, dhe menjëherë pas kësaj ajo tregoi publikisht se ka paraqitur kërkesën për divorc.

    Kujtojmë se Derek Chauvin, po akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, shkruan Reporteri.net.

    Mike Freeman, prokurori i Qarkut në Hennepin, konfirmoi se është ngritur aktakuzë dhe nuk përjashtoi që do të ngriten më shumë aktakuza kundër Chauvin. Nëse dënohet, ai përballet me të paktën 25 vjet burg.

    Janë bërë gjashtë ditë që kur protestat kanë shpërthyer në të paktën 145 qytetet në të gjithë vendin, protesta këto që nisën pas vrasjes së George Floyd, një person me ngjyrë i cili u vra nga oficeri i policisë në Minneapolis. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!