×
  • Lajme
  • Botë

    Eksperimenti i suksesshëm në Itali që i ndaloi infektimet me COVID-19

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 18:48

    Bota nuk po mund ta gjejë ende ilaçin për Covid- 19, por një qytet i vogël në Itali raportohet se ka ndaluar të gjitha infeksionet e reja të koronavirusit, përmes një eksperimenti të suksesshëm.


    Vò, afër Venecias, ishte një nga 11 qytetet dhe fshatrat që ishin qendra e shpërthimit të Coronavirusit dhe e ka filluar testin në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë.
    Në eksperiment ishte i përfshirë testimi i TË GJITHË popullatës së qytetit, 3,300 banorë, dhe vendosja e rregullave strikte të karantinës për ata që u infektuan dhe ata me të cilët kishin kontakt.

    Rezultati? Nga e premtja, ky qytet nuk ka regjistruar ASNJË RAST. “Testimi ishte i rëndësishëm, shpëtoi shumë jetë”, deklaroi Kryetari Giuliano Martini.

    Andrea Crisanti, një ekspert i infeksioneve në Imperial College London, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e fshatit për të luftuar virusin, tha për mediat e Italisë se testimi i vazhdueshëm dhe rivendosja e të gjithë popullatës në karantinë bëri ndryshimin.
    Profesori Crisanti tha: “Në Vo Euganeo ne testuam të gjithë banorët, madje edhe ata që ishin asimptomatikë”.

    Burimi: SKY NEWS 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!