×
  • Lajme
  • Botë

    Ekspertët në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 22:43

    Dy organizata kryesore në SHBA që përfaqësojnë mjekë obstetër dhe gjinekologë rekomanduan të premten që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen kundër COVID-19.


    Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Shoqëria për Mjekimin Nënë-Fetus (SMFM) thanë se rekomandimi i tyre bazohet në dëshmitë e mijëra grave që ishin shtatzëna se vaksinat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

    Shoqatat gjithashtu citojnë shkallën e ulët të vaksinimit të vendit dhe rritjen e fundit të rasteve.

    “Është e qartë se gratë shtatzëna duhet të ndihen të sigurta në vendimin për të zgjedhur vaksinimin, dhe një rekomandim i fortë nga mjeku obstetër-gjinekolog mund të bëjë një ndryshim kuptimplotë për shumë gra shtatzëna”, tha Martin Tucker, president i ACOG.

    “Gratë shtatzëna duhet të ndihen të sigurta se zgjedhja e vaksinimit kundër COVID-19, jo vetëm që i mbron ato, por mbron familjet dhe komunitetet e tyre”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!