×
  • Lajme
  • Botë

    Flasin nga shtabi i Blerim Rekës: Shqetësuese dalja e ulët në votime

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 20:40

    Vlera Gjakova nga shtabi elektoral i kandidatit Blerim Reka, kandidat shqiptar për president të Maqedonisë Verirore ka folur për procesin zgjedhor duke thënë se numri i ulët i daljes së qytetarëve është shqetësues.


    “Dalja e ulët është indikator për brengat që kemi ngritur që në fillim të kësaj fushate, lidhur me mos pastrimin e listëve, poashtu edhe faktin se çereku i popullsisë më nuk është në Maqedoni. Në përgjithësi procesi ka qenë i qetë, por ne në ditët në vijim kur t’i kemi të gjitha të dhënat do komentojmë tërë procesin zgjedhor”, tha Vlera Gjakova nga shtabi i Rekës.

    Ndërkohë përderisa priten rezultatet e para, dihet sipas KSHZ-së se dalja në zgjedhje ishte rreth 40% e votuesve nga gjithësejt 1.808.131 votues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!