×
  • Lajme
  • Botë

    Franca arrin numër rekord ditor të të infektuarve me COVID-19

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 23:48

    Autoritetet shëndetësore franceze kanë zbardhur informatat më të reja sa i përket gjendjes me pandeminë.


    Në Francë, 52,010 raste të reja të COVID-19 u konfirmuan në 24 orët e mëparshme,

    Bilanci i ri më i lartë ditor tejkaloi numrin e të infektuarve, i cili u konfirmua të shtunën – 45,422, dhe që në atë kohë ishte më i madhi që nga fillimi i pandemisë, raporton reuters.

    Numri i infeksioneve të coronavirusit në shtetin francez është rritur në 1,138,507 dhe numri i vdekjeve në 34,761, pasi u raportuan 116 vdekje të reja.

    Franca aktualisht renditet e pesta në botë për nga numri i viruseve të infektuar nga virusi, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!