×
  • Lajme
  • Botë

    Franca fillon vaksinimin e personave mbi 18-vjeç nga 15 qershori

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 11:39

    Franca shpesh herë është kritikuar për një fushatë të ngadaltë vaksinimi, dhe pse pritet që muajin tjetër grupmosha që do të nisë vaksinimin anti Covid është mosha 18 vjeç.


    Mediat vendase bëjnë me dije se në Francë, duke filluar nga 15 Qershori do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

    Presidenti Emmanuel Macron, ka bërë me dije lajmin dhe ka theksuar se vaksinimi tashmë është I hapur për të gjithë personat mbi moshën 55-vjeç.

    Njoftimi vjen një ditë pasi Macron, paraqiti planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë vendin. Plan i cili synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.

    Vonesat në fillimet e vaksinimit, duket se janë hedhur pas tanimë pasi deri të enjten janë arritur të administrohen deri në 14.9 milionë doza të para ndërsa 6.3 milionë njerëz janë injektuar plotësisht. Deri në mes të qershorit qeveria franceze synon që 30 milionë njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë.

    Ndërkohë sipas statistikave të qeverisë, kjo arrin në 30 përqind të njerëzve mbi moshën 18-vjeç, me 60 përqind të njerëzve mbi moshën 60-vjeç dhe 69-përqind të atyre të moshës 70-vjeç ose më shumë që kanë marrë të paktën një dozë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!