×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetarja e njohur infektohet me coronavirus edhe pas vaksinimit

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 9:47

    Gazetarja e E News Catt Sadler përmes një statusi të publikuar në Instagram ka bërë të ditur se ndonëse është vaksinuar me vaksinën kundër Covid 19, ajo përsëri është infektuar.


    “Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam pasur Covidin. Po ua them këtë në mënyrë që të kuptoni që pandemia nuk ka mbaruar. Delta është e pamëshirshme dhe shumë ngjitëse dhe më kapi edhe pas vaksinimit. Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (edhe pse në atë kohë menduam se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, por unë vura një maskë, dhe përsëri jam plotësisht e vaksinuar. Supozova se do të isha mirë. Epo nuk jam” ka shkruar Sadler.

    Më tutje gazetarja ka folur për simptomat e rënda që i janë shfaqur pas infektimit.

    “Unë jam një nga shumë rastet që po shohim gjithnjë e më shumë këto ditë.. Ata thanë “nuk duhet të keni të paktën simptoma të rënda” por të miat nuk janë të lehta. Dy ditë me ethe, tani kokëdhimbje. Lodhje serioze, nuk kam energji për ta lënë as shtratin. Nëse nuk jeni të vaksinuar dhe nuk keni vendosur maskë, ju siguroj që nuk doni të ndiheni kështu. Përfundimisht, do ta përhapni atë tek të tjerët (si në rastin tim – e kam këtë nga dikush që nuk ishte vaksinuar)” ka shkruar mes tjerash Sadler.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!