×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata merr vendim për personin që qëlloi me shpullë Macronin

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 18:16

    Nuk ka zgjatur shumë, por është dënuar menjëherë me 18 muaj burg personi që qëlloi me pëllëmbë presidentin e Francës, Emmanuel Macron.


    Gjykata pranoi menjëherë kërkesën e prokurorisë dhe vendosi 4 muaj burg të detyruar dhe 14 me kusht për Damien Tarel, i cili gjatë seancës mohoi se e kishte përgatitur aktin e shëmtuar.

    Gjithashtu Tarel nuk mund të marrë detyra publike dhe të mbajë armë për të paktën 5 vjet.

    Agresori njihet si aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Jelekverdhëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!