×
  • Lajme
  • Botë

    Gratë e çliruara nga ISIS heqin dhe djegin mbulesat e tyre

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:26

    Gratë siriane, tashmë të çliruara nga kontrolli i ISIS-it janë xhiruar duke djegur mbulesat e tyre, ndërkohë që janë duke bërë thirrje për liri.


    Videoja e publikuar nga mediat e huaja tregon një grup femrash që të gëzuara largojnë mbulesat e tyre dhe i djegin në zjarr, transmeton Reporteri.net.

    Këto gra janë  çliruar nga një zonë rreth Deir Ezzor në Sirinë lindore nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) me mbështetjen e Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG), të cilët po udhëheqin një ofensivë të vazhdueshme në krahinë.

    Ndryshe gjatë muajit të kaluar, ISIS humbi edhe kalifatin e fundit duke çuar kështu në dobësim total të kësaj organizate terroriste në Siri. Megjithatë kjo organizatë vazhdon akoma të jetë akoma prezente  dhe kërcënim real në vendet si Nigeria apo Filipinet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!