×
  • Lajme
  • Botë

    Grushta, shqelma dhe në fund e rrëzon në tokë – zyrtari rus rrah brutalisht gazetarin

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 9:26

    Gazetari televiziv rus përfundoi në dysheme pasi i bëri një zyrtari lokal një pyetje të pakëndshme.


    Incidenti rezultoi në një hetim penal ndaj zyrtarit dhe dëbimin e tij nga partia në pushtet, transmeton Reporteri.net

    Ekipi i televizionit rajonal të Rusisë 24, u drejtua tek shefi i administratës lokale, Sergej Zaitsev, për të komentuar kushtet e këqija të jetesës së të mbijetuarve në një zjarr që shpërtheu në një nga zonat e Siberisë. Në vitin 2015, zjarret vranë dhjetëra njerëz dhe lanë pa çati një numër të madh të tyre. Zaitsev u akuzua më pas për neglizhencë, gjë që çoi deri te vdekjet dhe u dënua me katër vjet burgim, por më pas u amnistua dhe arriti të mbajë postin e tij.

    Intervista me Zaitsev shkoi keq në pyetjen e gazetarit rreth fondeve shtetërore që u ngritën për rindërtuar shtëpitë e të mbijetuarve në zjarr.

    Në atë moment zyrtari rus filloi ta godiste gazetarin me grushta dhe shqelma duke e shtrirë përfundimisht në tokë. /Reporteri.net

    Pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!