×
  • Lajme
  • Botë

    Historia e pabesueshme e gazetares që një vit qëndroi e burgosur në Siri: Dëshiruan të ma hiqnin kokën

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 16:41

    Gazetarja gjermane Giana Findiesen, e cila kaloi një vit në robëri në Siri, zbuloi në një libër të ri se kishte frikë se rrëmbyesit do t’ia hiqnin kokën çdo moment, trasnemton Reporteri.net


    Ajo u lirua në shtator të vitit 2016 dhe për herë të parë foli rreth asaj se si shkoi në zonën e luftës në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe si arriti të mbijetojë me një fëmijë në Siri.   

    E gjitha filloi në tetor të viti 2015, kur ajo udhëtoi për në Siri për të xhiruar një dokumentar rreth shokut të saj të shkollës,  i cili u bashkua me degën e Al Kaedës, Jabat al-Nusri.

    Shtatzënia nuk i pengoi aspak, por përkundrazi, donte të përfundonte sa më shpejt të jetë e mundur me pamjet  për t’u kthyer në shtëpi para lindjes. “Isha nën presion, pikërisht për shkak të shtatzënisë, desha të bëja edhe një rrëfim para se të sillja në jetë fëmijën. Nuk isha në dijeni se bëra gabimin më të madh në jetën time”, tha ajo.

    https://twitter.com/adrianapaiva/status/1108880791029854211

    Në Siri u transportua nga një kontrabandist, dhe pasi vetëm babait të fëmijës së saj i tha se ku po shkonte, me vete nuk e mori celularin. Ajo nuk e konsideron përgjegjës askënd që mund ta ndalonte nga ky vendim dhe nuk e bëri.

    “Ky ishte, në fund të fundit, vendimi dhe gabimi im”, tha ajo. Megjithëse një mik për të cilin do ta xhironte dokumentarin përmes  e-mail-it i garantoi se askush nuk do ta dëmtonte atë, gazetarja dhe shoferi i saj ishin në pritë.

    Ia mbyllën sytë dhe e dërguan në një shtëpi në një lokacion të panjohur. “Natën e parë mendova se garancia që miku im më dha nënkuptonte se do të lirohesha shpejtë, por shpejt kuptova se shpresat e mia ishin të kota”, tha Findejsen.

    Ajo mendon se miku i saj nuk e dinte për planin që anëtarët e grupit të tij ishin duke u rrëmbyer. I pyetur se si ishte trajtuar në robëri, ajo tha: “Kishte disa situata të pakëndshme, por unë u mbajta mirë. Megjithatë, ishte e qartë se ata nuk ishin njerëz të këndshëm, njerëzorë … Ata donin të ma hiqnin kokën përpara kamerës”.

    Ndërsa ishte mbajtur e burgosur, ajo mbajti një ditar, dhe fshehurazi mblodhi gjëra që mund t’i ndihmonin kur u përpoq të ikte.

    Deri në fund, besoja se do të kthehesha në Gjermani për lindje. “Ishte e pa mendueshme që unë të lindja një fëmijë në Siri. Kam injoruar realitetin, për sa kohë që nuk munda ta injoroj,” shpjegoi ajo.

    Rrëmbyesit shantazhuan mjekun që të asistonte në lindje dhe çdo gjë kaloi pa asnjë problem.

    “Me një fëmijë të vogël, isha edhe më e pafuqishme se më parë. Kur biri im zgjohej gjatë natës dhe qante, të nesërmen më pyesnin se çfarë nuk ishte në rregull. Rrëmbyesit i sollën çokollata, një lëng multivitamin dhe mjaltë duke mos kursyer as pelenat për fëmijën.

    Ka dy lloje pelenash në Siri: mua më sollën ato luksoze”, tha ajo.

    Në fund, Findejsen u lirua nga një grup tjetër xhihadistësh dhe u kthye në mënyrë të sigurt në Gjermani.

    Ajo tha për Deutsche Zeitung se Gjermania nuk pagoi shumën prej rreth pesë milionë euro, që rrëmbyesit kërkonin për ta liruar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!