×
  • Lajme
  • Botë

    Hungaria lehtëson masat për të vaksinuarit për COVID-19

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 10:37

    Hungaria do të lehtësojë masat kufizuese për COVID-19 për mbajtësit e kartave të imunitetit të dhëna nga qeveria.


    Që nga e diela në mëngjes, ata që i kanë këto karta mund të kenë qasje në hotele, teatër, kinema, librari, muze, palestër dhe në evente të tjera rekreative. Orët e hapjes së bizneseve do të zgjatet vetëm deri në 11:00 të natës.

    Kryeministri Viktor Orban tha se rihapja vjen pasi Hungaria ka arritur 4 milionë vaksinime me dozën e parë, apo 40 për qind e popullsisë e vaksinuar, raporton AP.

    Të enjten u njoftua se udhëtimi ndërmjet Hungarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, do të lejohen pa pasur nevojë për karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!