×
  • Lajme
  • Botë

    “Hynë në magazinë për të ndezur zjarrin…”: Çfarë fshihet pas shpërthimin masiv në Bejrut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:18

    Një shpërthim ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke lënë të vdekur mbi 135 persona dhe 5.000 të lënduar. Incidenti ngriti një mori çështjes mbi atë që çfarë mund të ketë shkaktuar katastrofën.


    Së fundmi, të dhëna shqetësuese kanë dalë në lidhje me shpërthimin e fuqishëm. Burime nga inteligjenca që po ndihmon në hetime bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.

    Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit disa ditë nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Dhe për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin.

    Sipas të njëjtave burime, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni se sa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!