×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidenti i Perusë qëllon veten me plumb në kokë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:25

    Ish presidenti i Perusë ndodhet në gjendje kritike pasi që ka qëlluar veten në kokë para se policia të hynte në derën e përparme për ta arrestuar atë, shkruajnë mediat e huaj, transmeton Reporteri.net.


    Alan Garcia, 69 vjeç, duhej të përballet me akuzat për pastrim parash, por është dërguar në spitalin Casimiro Ulloa në Lima pasi ka qëlluar veten me plumb në kokë.

    Avokati i tij ka konfirmuar rastin duke e përshkruar gjendjen e klientit të tij si ‘delikate’.

    ‘Tani për tani ai është futur në operim. Le t’i lutemi Perëndisë që t’i japë forcë”, u shpreh ai.

    Ministria e Shëndetësisë së Perusë njoftoi se Garcia u dërgua në spitalin Jose Casimiro Ulloa në orën 6:45 të mëngjesit, për një plagë plumbi në kokë. Ministri i Shëndetësisë, Zulema Tomas tha se ish presidenti Garcia ndodhet në gjendje mjaft kritike.

    Garcia shërbeu dy mandate si president i Perusë,  në mandatin e parë nga viti 1985 deri 1990 dhe  në mandatin e dytë midis  viteve 2006 dhe 2011. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!