×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-shefi i NATO-s, Javier Solana, infektohet me koronavirus

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 12:33

    Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, është dërguar në spital pas diagnostikimit me koronavirus, i ka thënë një burim agjencisë “Reuters”, duke shtuar se shëndeti i tij është duke u përmirësuar.


    Lajmin për dërgimin e tij në spital fillimisht e publikoi gazeta ABC të premten. Kjo gazetë raportoi se Solana është shtrirë në një spital të Madridit.

    Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.

    Ai kishte marrë pjesë në një tubim me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez, të hënën e kaluar, shkruan “National Post”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!