×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte dashnorja e Titos, pa të cilën s’mund të jetonte: E varrosi pranë kalit dhe qenit të tij, për varrin e saj sot kujdeset një familje mbretërore

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 14:01

    Josip Broz Tito kishte dy pasione – gjuetinë dhe gratë e bukura.


    Njëra prej këtyre grave, për të cilën publiku pak di është Davorjanka Zdenka Paunoviq, e cila në prag të luftës ishte studente e gjuhës frënge, Portali kroat express.hr, shkruan se Davorjanka në të vërtetë ishte dashuria më e madhe e Titos, transmeton Reporteri.net.  

    “Tito Davorjankën 29 vjet më të re, e takoi  në prag të luftës, duke u bërë sekretarja e saj, kurse pushtimit të Zagrebit, ata u transferuan në Beograd, ku marrëdhëniet e tyre biznesore u kthyen në diçka tjetër”, thotë historiani serb, Çedomir Antiq.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2477810592230345&set=a.106532029358225&type=3

    “Çifti i kaloi ditët më të vështira të luftës, ata ishin së bashku në kohën e luftimeve më të mëdha,  dërsa kur për vizitë në shtabin kryesor, Titos i erdhi gruaja e tij e parë pa kurorë, Herta Haas, menjëherë u bë e qartë se Davorjanka dhe Tito në të vërtetë bashkëjetonin bashkë”, vazhdon Antiq i cili pretendon se Davorjanka ishte në të vërtetë dashuria e tij më e madhe.

    Shkrimtari serb Vladimir Arsenijeviq thotë se dashuria e Titos për Zdenkan, siç e quajti ai, në fakt nuk është për t’u habitur.  

    Eroticizmi dhe bukuria

    Ajo kishte një bukuri klasike që përputhej me pritshmëritë e Titos për një grua. Viti i parë i luftës ishte në të vërtetë viti i dashurisë së tyre pasionante, por edhe grindjeve më të ashpra.

    Megjithatë, grindjet mes Davorjankas dhe Titos ishin po aq të pasionante, megjithatë Tito nuk ishte dashuria e parë e saj.

    U varros në fshehtësi

    Megjithëse lidhja zgjati për pak kohë, ajo la gjurmë të mëdha. Zdenka kishte fuqinë të rrezikonte ambiciet e ndryshme të njerëzve nga mjedisi i ngushtë i Titos, kështu që ajo ndikoi drejtpërdrejt në vendimet politike. Në zyrën e Titos ka punuar deri në vitin 1946, kur vdiq në moshën 25 vjeçare. Ka spekulime të ndryshme, por sipas versionit zyrtar, ajo vdiq nga tuberkulozi.

    Tito madje e dërgoi për trajtim në Moskë, tek mjekët më të mirë, por ajo u kthye shpejt dhe vdiq pak pas kësaj. Për shkak se e dashuronte shumë, donte të varrosej në kopshtin e Pallatit të Bardhë, brenda rezidencës së tij në Beograd. Ai nuk i tregoi askujt për vdekjen e saj.

    Në këtë kopsht, ka varrosur edhe qenin dhe kalin e tij të dashur.

    “Pas largimit të Sllobodan Millosheviqit nga Pallati i Bardhë, kompleksi u kthye pjesërisht tek pronarët – pasuesit e familjes Karagjorgjeviq, të cilët kontaktuan familjen e saj dhe ofruan të lëvizin mbetjet në Pozharevc, por familja nuk ishte e interesuar ta bënte këtë”, tha  historiani Çedomir Antniq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!