Shteti Islamik ka konfirmuar se udhëheqësi i saj, Abu Bakr el Bagadi, u vra në një sulm të forcave amerikane në veri-lindje të Sirisë dhe njoftoi se për këtë do të hakmerret ndaj SHBA-ve.
Një zëdhënës i ISIS-it gjithashtu iu referua SHBA-së, në një audio regjistrim të publikuar nga agjensia islamike Amak, transmeton Reporteri.net.
“Hakmerruni ndaj vendit të tyre dhe vëllezërve të tyre jobesimtarë, zbatoni vullnetin e komandantit në mesazhin e tij të fundit dhe përmes gjakut të politeistëve, afrohuni më shumë me Zotin”, tha një zëdhënës në audio incizim.
Në një mesazh të lëshuar muajin e kaluar, El Bagadi tha që veprimet e militantëve po kryheshin çdo ditë dhe kërkoi lirimin e grave të bllokuara në Siri dhe Irak për lidhje të dyshuara me ISIS.
Ai gjithashtu tha që SH.B.A. dhe aleatët e tyre ishin mundur në Irak dhe Afganistan.
Baghdadi u vra duke shpërthyer një jelek vetëvrasës ndërsa iku në një tunel të pa dalje, kur u rrethua nga forcat speciale elitare të SH.B.A.-së në një strehë në provincën siriane të Idlib. Ai vrau gjithashtu tre fëmijët e tij.
ISIS gjithashtu konfirmoi vrasjen e zëdhënësit të tij, Abu al-Hasan el-Muhajir. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.