×
  • Lajme
  • Botë

    Ivanka Trump e mrekullueshme me mbulesë në Xhaminë e Madhe në Abu Dhabi

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 21:40

    Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai.


    Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që zhvillohet të dielën dhe të hënën.

    Mirëpo, 38-vjeçarja e ka nisur angazhimin që të shtunën në Abu Dhabi duke u takuar me sipërmarrëse femra dhe pjesëtarë të qeverisë, duke e përfshirë princin e kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan – i cili besohet të qetë udhëheqësi i Emirateve në baza ditore.

    Ndërsa më vonë gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ‘Sheikh Zayed Grand Mosque’.

    Biondja e bukur (e cila është konvertuar në judaizëm ortodoks në vitin 2009 kur u martua me Jared Kushner) ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam, transmeton Telegrafi.

    “Xhamia e Madhe Sheikh Zayed; një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam”, ka shkruar Ivanka në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

     

     

    View this post on Instagram

     

    The Sheikh Zayed Grand Mosque; a masterpiece of modern Islamic architecture and design. . . ?: AP

    A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!