×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli-Palestinës: I qofshi falë Ramazanit

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 12:09

    Pas dhunës që shpërtheu në rripin e Gazës, e që u shoqërua me qindra bombardime nga të dyja palët, më në fund është shpallur armëpushimi.


    Pala izraelite ka pranuar armëpushimin, që erdhi si kërkesë e palestinezëve për shkak të muajit të shenjtë të ramazanit.

    Armëpushimi ka filluar ditën e sotshme, ditën kur edhe myslimanët hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Për tre ditët e fundit raketat kanë vrarë katër izraelitë, ndërsa sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 20 palestinezë, shumica prej tyre civilë.

    Ushtria izraelite ka deklaruar se sulmet e tyre ndodhën si shenjë hakmarrje për lansimin e 200 raketave nga palestinezët. Të shtunën mbrëma, një raketë ra mbi një shtëpi civile, duke shënuar kështu viktimën e parë civile izraelite.

    Armëpushimi pritet që të paktën të zgjasë gjatë tërë muajit të Ramazanit, ndërsa ende nuk është vendosur për hapat e mëtutjeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!