×
  • Lajme
  • Botë

    Jovanoviq: Dënimi i Karaxhiqit mësim për Serbinë

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 12:13

    Kreu i Partisë Liberale Demokratike Serbe (LDP) Çedomir Jovanoviq dënimin e “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiq me burgim të përjetshëm e cilësoi si vendim të drejtë, por të pamjaftueshëm për familjet e viktimave që pësuan nga politika e tij, transmeton Reporteri.net


    Jovanoviq, sipas deklaratës së  publikuar nga partia e tij LDP, tha se ky vendim është bazë për “politikën e pajtimit” në rajon.

    “Kjo kryesisht i referohet Bosnjës dhe Hercegovinës, ku popujt e kësaj politike kanë pësuar më së shumti”, u shpreh Jovanoviq.

    Jovanoviq  po ashtu shtoi se vendimi i Gjykatës së Hagës duhet të jetë një “paralajmërim i fortë” dhe një thirrje për përgjegjësi “përpara vetes”. “Vetëm një dënimi i qartë i krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës nga vitet ’90 mund të na mbajë me shpresën për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon”, tha Jovanoviq./Reporteri.net

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!