×
  • Lajme
  • Botë

    Kamerat e sigurisë kapin shqiptarin që grabiti dhjetra banesa pa lënë asnjë gjurmë gishtash

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 19:32

    Një shqiptar është dënuar me 14 vjet burg pasi akuzohet se është autor i mbi 20 grabitjeve të banesave në jugperëndim të Londrës.


    Astrit Kapaj u shpall fajtor për vjedhjen e dhjetra banesave mes vitit 2008 dhe shkurtit 2019. Ai ka vjedhur para dhe bizhuteri në vlerën e 500 mijë paundë.

    Kapaj u shpall fajtor nga Gjykata e Kingston Crown.

    Skynews.com shkruan se ai kishte tentuar të grabiste edhe shtëpinë e një ylli tenisi, Boris Becker.

    Kishte qenë shumë i kujdesshëm kur kryente grabitjet sa u deshtën disa vjet që policia të binte në gjurmët e tij.

    Media britanike tregon dy raste kur Kapaj kishte rrëmbyer 600 paund nga portofoli dhe kishte lënë 200, duke u dukur sikur vetë i zoti i portofolit kishte shpenzuar paratë vetë.

    Në të njëjtën mënyrë vidhte dhe unaza apo varëse, dhe krijonte kushte të tilla që familjarët të mendonin se e kishin humbur vetë.

    Policia nuk kishte mundur të gjente asnjë gjurmë gishti në banesat e bastisura nga ai, ndërsa arrestua vetëm falë pamjeve që kishin kapur kamerat e sigurisë

    Në fillim policia e akuzoi për 200 vjedhje.

    Kapaj kurrë nuk e zbuloi se cfarë kishte bërë me paratë dhe bizhuteritë, por policia beson se ai i ka lënë në bixhoz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!