×
  • Lajme
  • Botë

    Karriget fluturojnë në të gjitha anët, rrahje masive mes dy familjeve brenda një restoranti

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 8:48

    Zyrtarët policor në SHBA janë duke punuar në identifikimin e disa personave, që u përfshinë në një rrahje masive brenda një restoranti ku kishte klientë të të gjitha moshave.


    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy grupe që ishin të ulur ndarasi, burra, gra e fëmijë përfshihen në një rrahje brutale.

    Ata nuk kursyen asgjë brenda lokalit duke i shfrytëzuar karriget e mjetet e tjera të forta si armë të ftohta.

    Megjithatë, të dyshuarit kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes pa mbërritur policia, që po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!