×
  • Lajme
  • Botë

    Katastrofë e përmasave biblike: 446 të vdekur nga cikloni “Idai”në Afrikë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 15:30

    Numri i viktimave nga cikloni që goditi Mozambikun është rritur nga 417 në 446, njoftoi sot Ministri i Ekologjisë në  këtë vend, Celso Koreja, duke shtuar se 531 mijë njerëz janë prekur nga kjo katastrofë, transmeton Reporteri.net 

    Cikloni Idai  goditjen më të fuqishme ia dha portit Beir ku erërat arritën shpejtësinë prej 170 kilometrash në orë, duke u zhvendosur pastaj në Zimbabve dhe Malavi, dhe duke lënë pas shkatërrime të përmasave biblike.

    Të dhënat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruarave Mozambik, Zimbabve dhe Malavi në rreth 700 njerëz./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!