×
  • Lajme
  • Botë

    Kështu përgjigjet i pari i muslimanëve të Maqedonisë kur pyetet pse mungoi në liturgjinë që mbajti Papa në Shkup

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 18:09

    Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Kishës Katolike në Shkup, Reis ul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi bashkë me krerët tjerë të bashkësive fetare, morri pjesë në takimin që u mbajt në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup.


    Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë vizitës në shtëpinë përkujtimore, Papa Françesku pas lutjes personale drejtuar shenjtores Nënë Tereza, është ndalur për të takuar dhe përshëndetur përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    “Po jetojmë në një kohë kur popuj të ndryshëm po rrezikohen në vazhdimësi, në veçanti popujt që i takojnë botës Islame. Mendoj se një shprehje e vullnetit të mirë nga ana e udhëheqësit shpirtëror të të gjithë katolikëve të botës për zgjidhjen e krizave botërore, ne veçanti lidhur me krizën e refugjatëve, është një gjë e rëndësishme që mund të prodhojë efekt pozitiv. Sidoqoftë, gjatë takimit me Papën Francisk, në emër të BFI dhe të të gjithë muslimanëve të vendit unë i shpreha atij mirëseardhje në vendlindjen e Nënës Terezë, që është edhe vendlindja jonë”, ka shkruar Reisul Ulema Rexhepi, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur lidhur me mosprezencën në liturgjinë që mbajti Papa në Shkup, Reisul Ulema e shprehu keqardhjen e vetë sepse obligimet e shumta dhe aktivitetet lidhur me muajin e Shenjtë të Ramazanit ia pamundësuan një gjë të këtillë.

    Ky takim i Papa Françeskut me liderët fetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Rexhepit vlerësohet si shenjë respekti e konsiderate ndaj përpbërjes multietnike dhe multifetare të vendit.

     

    Papa Françesku sot ka arritur në Maqedoni gjatë orëve të mëngjesit, dhe është pritur me nderimet më lartë shtetërore, madje duke bllokuar një pjesë të madhe të qytetit për shkaqe sigurie./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!