×
  • Lajme
  • Botë

    Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 10:03

    Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.


    Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

    Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry.“Kjo pandemi na ka bërë komunitet.

    Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!