×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo është shifra e dëmeve milionëshe që shkaktoi stuhia e tmerrshme në Ulqin

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 9:16

    Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin ku u takua me Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij.


    Nrekiq foli për dëmet e mëdha që shkaktoi moti i ligë dhe masat që kanë ndërmarrë shërbimet për normalizimin e situatës.

    Ai tha se dëmet llogariten mbi 1 milion e 245 mijë euro dhe se komuna është duke u angazhuar në çdo drejtim që pasojat mos të ndien për shkak të rrjedhës së sezonit turistik.

    Ministrja Vuçinoviq tha se është duke ndjekur situatën e krijuar dhe se Qeveria do t’i akordojë komunës një ndihmë urgjente dhe se llogarit që përkrahja nuk do të mungojë. Ministrja në shoqërinë e udhëheqësve komunal vizituan disa nga zonat më të prekura nga moti i ligë, pasojat e të cilit janë drejtë eliminimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!