×
  • Lajme
  • Botë

    Komiku Zelenskiy fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 20:06

    Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, pa përvojë politike ka fituar në zgjedhjet e balotazhit duke u bërë presidenti i ardhshëm i Ukrainës.


    Sipas rezultateve, Zelensky kishte fituar 73 për qind të votës dhe Poroshenko vetëm 25 për qind.

    Volodymyr Zelensky, që e luan presidentin fiktiv në një serial të popullarizuar televiziv, ka qenë vazhdimisht në epërsi nëpër anketa karshi presidentit aktual, Petro Poroshenkos, përkrahja për të cilin ka pësuar shkaku i përpjekjeve të ngathëta për luftimin e korrupsionit si dhe uljen e standardeve jetësore.

    41 vjeçari Zelensky kishte fituar edhe raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars, me më shumë se 30 përqind, duke lënë prapa Poroshenkon me 16 përqind të votave, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Presidenti i Ukrainës ka fuqi të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.

    Pas votimit të dielën, Zelensky tha: “Sot do të jetë fitorja e ukrainasve, fitorja e Ukrainës dhe – shpresoj – fitorja e një zgjedhjeje të drejtë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!