×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi ngre në këmbë liderët e botës, mbahet videokonferencë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 13:01

    Samiti G 20, mes liderërve të shteteve më të fuqishme të botës që do të zhvillohet këtë të enjte vjen pasi ekonomitë botërore përpiqen të frenojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Covid-19.


    Videokonferenca do të kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jenë në mesin e drejtuesve të ekonomive të mëdha të G20-ës që pritet të marrin pjesë në një samit përmes një video-konference të organizuar nga Arabia Saudite.

    “Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit.

    Riadi mban presidencën e rradhës të G20-ës. Drejtuesit e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Tregtisë gjithashtu do të marrin pjesë në videokonferencë.

    Në samitin e G 20-tës do të marrin pjesë edhe 27 udhëheqësit e BE-së, e cila tashmë është dhe qendra e re e shpërthimit.

    Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshirojnë që G20 të japë lehtësim të menjëhershëm të borxhit për ndonjë nga 76 vendet më të varfëra në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!