×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri britanik Boris Johnson martohet në një ceremoni të fshehtë me partneren 23 vite më të re

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 23:33

    Kryeministri britanik, Boris Johnson, është martuar me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në një ceremoni të fshehtë në Katedralen Westminster.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dasma u mbajt para miqve të ngushtë dhe familjes gjatë ditës së shtunë.

    Sidoqoftë, Downing Street nuk ka pranuar të prononcohet për sa i përket kësaj çështjeje.

    Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Arlene Foster shkroi një status në Twitter duka ia uruar martesën kryeministrit britanik.

    Bëhet e ditur se 30 mysafirë ishin të ftuar në ceremoni pas një njoftimi të shkurtër – numri maksimal i të pranishmëve i lejuar nën masat kufizuese të COVID-19 në Angli.

    Një numër i vogël i zyrtarëve të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet për ceremoninë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!