×
  • Lajme
  • Botë

    Kurz: Austria refuzon përdorimin e vaksinës ruse ‘Sputnik V’ pa miratim nga EMA

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 11:23

    Austria nuk do të përdorë vaksinën ruse “Sputnik V” derisa Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ta miratojë atë.


    Kështu ka njoftuar kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shtuar se urdhri për sigurimin e kësaj vaksine shtyhet.

    “Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë”, ka thënë Kurz në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

    Efikasiteti i vaksinës “Sputnik V” me dy faza është pritur me skepticizëm nga disa shkencëtarë perëndimorë, pasi Rusia e miratoi atë në muajin gusht të vitit të kaluar, pa pritur rezultatet e provave të plota klinike.

    Shumë zyrtarë evropianë ende kanë shqetësime në lidhje me synimet e Rusisë në eksportimin e saj në dhjetëra vende kur ende nuk ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj.

    Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Sllovakia, e kanë porositur këtë vaksinë, mirëpo vetëm Hungaria e ka përdorur atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!