×
  • Lajme
  • Botë

    Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Britanisë?

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 21:44

    Skena politike në Britaninë e Madhe është në kaos. Kryeministrja May tashmë ka paralajmëruar se mund të jap dorëheqje edhe para zgjedhjeve të ardhshme.

    Por kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Britanisë?

    Partia Konzervative është ndarë në dysh, njëra anë nga anëtarët pro-Bashkimit Evropian, dhe në anën tjetër ata që janë kundër Bashkimit Evropian.

    Këta janë pretendentët kryesorë:

    1.Boris Johnson – konsiderohet si ndër kandidatët kryesorë për t’i marrë frenat e Partisë Konservatore dhe me gjasë të jetë Kryeministri i ardhshëm. Por gjithsesi Johnson ka edhe anët e tij negative që do ia pamundësonin atij marrjen e këtij posti. Ai konsiderohet si një figurë përçarëse brenda partisë, madje edhe disa deputetë kanë deklaruar se nëse Johson bëhet kryetar, ata do të largohen nga partia.

    2.Michael Gove – Ministri i ambientit të Britanisë së Madhe. Ndër pretendentët kryesorë për karrigen e kryeministrit Britanik. Gove është një person që gëzon respekt dhe autoritet brenda partisë, gjithashtu konsiderohet si kandidat që mund të tërheq edhe votues jo-konservativë. Gjithashtu Gove ka qenë krahu i djathtë i Kryeministres May, dhe mbështetës i saj gjatë gjithë kësaj kohe krize.

    3.Sajid Javid – Sekretari i Partisë Konservatore, i cili filloi nga zero, dhe sot është milioner. Javid mund të jetë personi i parë që vjen nga radhët e minoriteteve etnike. Ai gjithashtu është i pari person që vjen nga minoritetet dhe arriti të bëhej Sekretar i Partisë. Ai ishte mbështetës i madh i qëndrimit të Britanisë në BE. Por është ende e paqartë se a mundet Sajid Javid të marrë mbështetjen që i duhet.

    4. Dominic Raab – ish Ministri për Brexit i cili dha dorëheqje nga ky post. Ai publikisht i ka shprehur ambiciet që ta marrë timonin e partisë. Atij iu besua detyra për të qenë Ministër për Daljen nga BE, por vet dha dorëheqje.

    5. Amber Rudd – e vetmja grua që ka shprehur hapur ambiciet për Kryeministre. Rud është momentalisht deputete nga radhët Konservatore. Një zonjë elegante dhe e zgjuar, e cila është shumë aktive në parlament.

    Por nuk është e sigurtë që Kryeministri/ja mund të jetë nga radhët e konservatorëve. Kohëve të fundit rezultatet e sondazheve zgjedhore tregojnë një garë shumë të ngushtë mes dy partive të mëdha, asaj Konservatore dhe Laburiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!