×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta për mbijetesë në Indi, gruaja vdes 2 orë pasi policia i mori bombolën e oksigjenit për një person të famshëm

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 19:33

    Situata në Indi vijon të jetë tejet e rëndë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku çdo ditë janë duke ndërruar jetë me mijëra persona të prekur me Covid-19. Spitalet kanë kaluar në kolaps, ndërsa lufta më e madhe është duke u bërë për sigurimin e oksigjenit, i cili nuk është i mjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve.


    Ndërkohë, një ngjarje dramatike është publikuar nga mediat së fundmi. Një grua ka ndërruar jetë, pas policia i hoqi asaj bombolën e oksigjenit par t’ia dhënë një personi të famshëm. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një burrë u lutet policëve i ulur në gjunjë jashtë një spitali privat në Agra në Uttar Pradesh. “Nëna ime do të vdesë nëse i hiqni bombolën e oksigjenit”, i thotë 22-vjeçari policisë.

    Së bashku me të vëllanë e tij, 22-vjeçari e kishte siguruar vetë bombolën e oksigjenit dhe e kishte dërguar në spital te nëna e tij.

    Por bombola u mor nga policia për dike që konsiderohej më i rëndësishëm, sipas korrespondentit të “Times of India”. Dy orë më vonë, nëna e 22-vjeçarit ndërroi jetë.

    Ndërkohë, policia e ka mohuar ngjarjen, duke thënë se nga spitali është marrë një bombol bosh oksigjeni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!