×
  • Lajme
  • Botë

    Macron nuk bind “jelekverdhët”, protestuesit mbushin sërish rrugët e Parisit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 15:08

    Jelekverdhët kanë pushtuar sërish rrugët e Francës në javën e 24 të protestave masive.


    Presidenti Macron pak ditë më parë në një konferencë shtypi premtoi uljen e tatimit mbi të ardhurat por duket se nuk ka arritur t’i bindë demonstruesit, numri I të cilëve javën e kaluar arriti 28 mijë vetëm në Paris. Sipas burimeve të policisë, 126 persona janë arrestuar.

    Protestat e jelekverdhëve nisën tubimet nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

    Ato u shndërruan në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe standardit të jetesës në vend. Disa protestues janë mbledhur edhe në Strasburg, në përpjekje për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare.

    Masat e sigurisë janë shtuar sidomos në Paris por edhe në qytete të tjera pas akteve të dhunshme që janë përsëritur disa here gjate fundjavave.

    Dhjetëra protestues janë arrestuar, ndërsa shumë të tjerë janë paditur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!