×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 105 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 në ShBA

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 21:44

    Më shumë se 105.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.


    Këtu përfshihen më shumë se 40 përqind e popullsisë së rritur dhe rreth 70 përqind e të moshuarve, sipas të dhënave të botuara këtë të hënë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

    CDC raportoi se janë administruar 246 milionë e 780 mijë e 203 doza totale të vaksinës kundër koronavirusit ose rreth 79 përqind e dozave të dorëzuara që janë 312 milionë e 509 mijë e 575 doza.

    Kjo shifër përbën rreth 1.2 milion doza më shumë të raportuara të administruara që nga dita e diel, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.3 milionë doza në ditë.

    Shkalla mesatare ditore e vaksinimeve është në rënie për rreth dy javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!