×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 13 milionë të infektuar në SHBA, Los Angeles urdhër tre-javor për qëndrim në shtëpi

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 23:33
    LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 23: Travelers make their way at LAX as the Thanksgiving holiday getaway period gets underway on Monday, Nov. 23, 2020 in Los Angeles, CA. Millions of Americans are carrying on with their travel plans ahead of Thanksgiving weekend despite the CDC's urgent warnings to stay home as the number of daily cases and hospitalizations in the country continue to hit record highs. Confirmed cases in the U.S. for the disease topped 12 million on Saturday as more than 193,000 new infections were recorded in the US on Friday. This broke the previous record for the largest single-day spike on Thursday - and over 82,000 patients are now hospitalized across the country. (Allen J. Schaben / Los Angeles Times via Getty Images)

    Në SHBA numri i të infektuarve me coronavirus ka arritur në mbi 13 milionë që prej fillimit të pandemisë ndërsa ai i viktimave në 264 mijë.


    Një rritje e infektimeve me coronavirus ka bërë që qarku i Los Anxhelosit në Kaliforni të lëshojë një urdhër të ri tre-javor, për qëndrim në shtëpi, i cili do të hyjë në fuqi të hënën. Zyrtarët lokalë kishin njoftuar më parë se do të lëshonin një urdhër kufizues kur rastet e reja me COVID-19 të arrinin në mesatarisht 4,500 të prekur në ditë për një periudhë pesë-ditore. Të premten, mesatarja e pesë ditëve të fundit ishte 4,751.

    Urdhri ndalon grumbullimet publike apo private të njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. Dyqanet që konsiderohen thelbësore do të lejohen të qëndrojnë të hapura, duke operuar me gjysmë kapaciteti. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në ditët në vijim, numri i rasteve të reja COVID-19 mund të duket çorientues, si rezultat i kryerjes të më pak testeve gjatë festës së Falënderimeve dhe orareve të reduktuara të qendrave ku kryen ato.

    Numri i rasteve të reja mund të duket më i ulët se zakonisht për shkak të festës, por numrat, thonë ekspertët, nuk do të japin një panoramë të qartë sesi paraqitet situata në vend.

    Të premten numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 pas gati dyfishimit në muajin e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shtrimet në spital vijnë pas disa javësh rritjeje të normave të infeksionit në Shtetet e Bashkuara. /VOA/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!