×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyllen 130 shkolla në SHBA, FBI-ja po e kërkon një vajzë të armatosur

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 18:37

    Shkollat në Denver të Kolorados janë mbyllur të mërkurën pasi autoritetet e sigurisë janë vënë në kërkim të një vajze, e cila, sipas tyre, është jashtëzakonshmit e rrezikshme.


    Sol Pais, 18-vjeçare, besohet se është fanatike e një masakre që kishte ndodhur në një shkollë të mesme në vitin 1999, në të cilën dy adoleshentë i kishin vrarë 12 nxënës dhe një mësues. Njëzetvjetori i kësaj masakre do të shënohet me 20 prill.

    Hetuesi i FBI-së, Dean Philips, tha para gazetarëve se zonjusha Pais paraqet kërcënim serioz për komunitetin. shkruan “BBC”, transmeton Express.

    Autoritetet e lëshuan një paralajmërim sigurie në rajonin e Denverit në orët e vona të së martës. Prej asaj kohe, shkollat janë mbyllur në Cherry Creek, Mapleton dhe Jefferson. Një medium amerikan raportoi se 130 shkolla janë mbyllur në këtë rajon.

    Vajza e dyshuar është nga Florida dhe herën e fundit është parë e veshur me xhinse, maicë të zezë dhe çizme të zeza. “Ajo është e armatosur dhe vlerësohet si shumë e rrezikshme”, thuhet në shkrimin e policisë.

    Ndonëse vajza nuk i ka kërcënuar shkollat në mënyrë të drejtpërdrejtë, zyrtari i FBI-së tha se komentet e saj paraqesin rrezik. Ai shtoi se vajza nuk është akuzuar ende për ndonjë krim, por policia e ka prioritet që fillimisht ta gjejë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!