×
  • Lajme
  • Botë

    Mega-operacion i Antimafias italiane: Mes të arrestuarve edhe një femër shqiptare

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 11:46

    Një megaoperacion i antimafias italiane po ekzekutohet prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në të gjithë territorin italian.


    Operacioni i koduar “Basso profilo” (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca të përëra nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit.

    Operacioni po ekzekuton urdhër arrestime të shumta ndaj eksponentëve më të rëndësishëm mafiozë të klanevetë Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventur”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo dhe Cutro, raporton Ora News.

    Mes të arresturve janë dhe sipërmarrës të njohur të territorit, funksionarë të administratës publike.

    Operacioni ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro. Gjatë operacionit janë ezkekutuar dhe sekuestrime sipërmarrejs, prona private, automjete, e llogari bankare.

    Mes të arrestuarve është edhe një femër shqiptare.

    Bëhet fjalë për shtetasen Odeta Hasaj, lindur në Shqipwri më 16/05/1967.

    Rezultatet e operacionit:

    47 të arrestuar

    59 kompani nën sekuestro

    45 banesa nën sekuestro

    29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche

    77 llogari bankare nën sekuestro

    24 karta crediti nën sekuestro

    1 mjet lundrues

    1 kallup floriri

    1 orë Rolex

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!