×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, vetizolohet pas kontaktit me një person të infektuar me coronavirus

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 16:27

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është në vetizolim pas kontaktit me një person të infektuar me koronavirus, raporton agjencia e lajmeve RIA.


    Gjitha vizitat e planifikuara dhe takimet të Lavrovit janë pezulluar, ndërsa ai do të testohet.

    Kujtojmë se ai pati një vizitë në Beograd më 28 dhe 29 tetor, ku Lavrov pritej të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Këtë e pati konfirmuar për Tass, zedhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

    ”Është planifikuar një takim me presidentin serb si dhe pjesëmarrja në një ceremoni e cila shënon përfundimin e punimeve të brendshme të Kishës së Shën Sava dhe në ndezjen e zjarrit të njohur si përjetshëm në varrezat për çliruesit e Beogradit”, ka thënë ajo.

    Veç çështjes së Kosovës, temë e diskutimeve do ishte edhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!