×
  • Lajme
  • Botë

    Ministrja franceze ia vë maces së saj emrin “Brexit”

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:15

    Ministrja Franceze për Çështje Evropiane, thotë se maces së saj ia ka vënë emrin “Brexit” për shkak të natyrës së saj të pavendosur, shkruan The Independet, transmeton Reporteri.net


    Ministrja Nathalie Loiseau tha për Le Journal du Dimanche se macja e saj çdo mëngjes ulërin për ta lëshuar jashtë, por kur ia hap derën, refuzon të dalë jashtë.

    Komentet nga ministrja franceze vijnë pasi Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.

    Zonja Loiseau do të jetë kandidatja më e rëndësishme nga partia e Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, ku do të garojë  kokë më kokë me Marine Le Pen, nga ekstremi i djathtë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!